MENU
klinika

SPAK kërkoi rikthimin në burg të Vangjush Dakos!

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun e PS

08.04.2024 - 11:59

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga vetëdorëzimi në Polici te reagimet e aktorëve politikë

Arrestimi i Dakos me urdhër nga SPAK, ç’pritet të ndodhë nesër

Eksperti Karamuço habit me përgjigjen

A priten arrestime të tjera politikanësh?