MENU
klinika

Godinat nisin në 2026, parcelat në 2028

4.5 milionë ndërtesa e toka do taksohen me vlerën e tregut!

09.04.2024 - 11:23

Duke nisur nga vitit 2026 do të nisë zbatimi i taksimit të ndërtesave me vlerën e tregut ndërsa në 2028 do të nisë për parcelat. Projekti I ri për taksën e pronës parashikon regjistrimin e 4.5 milionë pronave

Vendi do të ketë së shpejti një ligj të ri për taksën e pasurisë. Kjo evidentohet në Strategjinë e re sektoriale të Menaxhimit të Financave Publike që ndodhet në process konsultimi publik.

Strategjia parashikon që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi të ketë një ligj të ri për menaxhimin e taksës së pasurisë dhe duke nisur nga vitit 2026 do të nisë zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat ndërsa në vitin 2028 do të nisë zbatimi i taksimit për parcelat.

Reforma e fundit në fushën e taksës së pasurisë synon të rrisë të ardhurat për bashkitë, duke kaluar nga një sistem i taksimit të bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë tatimor bazuar në sipërfaqen për tokën bujqësore dhe truallin, në një sistem taksimi modern që takson edhe ndërtesat edhe parcelat, bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive të paluajtshme.

Sfidë kryesore ka qenë krijimi i një baze të dhënash gjithëpërfshirëse të integruar të pasurive të paluajtshme. Të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara do të vlerësohen në bazë të vlerës së tregut

Në sistem pritet që të përfshihen rreth 4.5 milionë prona, ndërkohë që deri më tani rezulton se janë të regjistruara 1.2 milionë prona, çka do të thotë se procesi do të përfshijë regjistrimin në sistem të rreth 3.3 milionë pronave.

Projekti për kadastrën fiskale është ndarë në dy faza. Faza e parë ishte krijimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë. Ndërkohë në fazën e dytë, veç ligjit të ri për taksën mbi pasuritë e paluajtshme, përcaktohet edhe rruga që do të ndiqet për regjistrimin e pasurive. Referuar projektit, Drejtoria e Taksës së Pronës do të bëjë vlerësimin e ndërtesave për efekt taksimi ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të bëjë vlerësimin e parcelave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hiqen favorizimet për disa sektorë të biznesit

Pas pagave rriten dhe taksat!

Roli i Zogut, Enverit dhe demokracisë

Kush i la pa tokë shqiptarët?