MENU
klinika

Analiza

Revolta në ushtri dhe ofensiva ruse “paralizojnë” Ukrainën

13.04.2024 - 09:30

Ndërsa Rusia kalon nga Avdiivka e pushtuar tani më në perëndim, pjesë të tjera të frontit kanë parë ditë më të qeta. Por ndërsa shtresat e trasha të baltës thahen, një ofensivë e ashpër ruse duket e pashmangshme. Për momentin, Rusia po përdor intensivisht dronë dhe artileri për të sulmuar pozicionet ukrainase, por shumë pak beteja nga afër po ndodhin, sipas ushtarëve ukrainas të dislokuar në zonë. Në lindje të Kupiansk, një qendër strategjike hekurudhore e mbajtur nga Rusia për gjashtë muaj në 2022, ka pasur tashmë disa sulme në shkallë të gjerë në të kaluarën e afërt, me atë të fundit në janar që i mundësoi Rusisë të bëjë një përparim. Grupet e vogla sulmuese ruse po punojnë vazhdimisht për të zbuluar pikat e dobëta për një përparim të mundshëm, sipas ushtarëve dhe oficerëve ukrainas të intervistuar nga “Kyiv Independent”.Sipas disa ekspertëve perëndimorë ushtarakë dhe të sigurisë, Kharkiv është objektivi i një ofensive të madhe verore ruse, për të cilën shumë ekspertë thonë se është e qartë se Kremlini po përgatitet. Diçka është e sigurt, që kjo verë nuk do të jetë aspak e qetë për Ukrainën.

Firefighters work after a drone attack on buildings in Kyiv, Ukraine, Monday, Oct. 17, 2022. Waves of explosive-laden suicide drones struck Ukraine’s capital as families were preparing to start their week early Monday, the blasts echoing across Kyiv, setting buildings ablaze and sending people scurrying to shelters. (AP Photo/Roman Hrytsyna)

Ligji për mobilizimin

Pas një përpjekjeje të dështuar dhe më shumë se tre muaj diskutimi, parlamenti ukrainas votoi dje në favor të një ligji të ri që i jep qeverisë më shumë fuqi për të mobilizuar shoqërinë për luftë dhe për të ndëshkuar ata që shmangin detyrimet, por duke ofruar pak kohë edhe për trupat e lodhur nga lufta. Legjislacioni, i cili duhet të nënshkruhet nga presidenti Volodymyr Zelenskyy për t’u bërë ligj, i lejon zyrat e rekrutimit ushtarak të padisë njerëzit që i shmangen rekrutimit të detyrueshëm dhe ashpërson dënimet për ata që nuk paraqiten në draft thirrjen e tyre në kohë. Ai gjithashtu detyron qeveritë vendore dhe policinë të ndihmojnë ushtrinë në përpjekjet për mobilizim. Projektligji kërkon gjithashtu që të gjithë burrat në moshë luftarake, e cila kohët e fundit u ul nga 27 në 25 vjeç, të paraqiten për ekzaminim mjekësor dhe të rinovojnë të dhënat e tyre në zyrat lokale të rekrutimit. Burrat ukrainas që jetojnë jashtë vendit gjithashtu duhet të përditësojnë numrin e tyre të kontaktit dhe adresën në internet.

AUGUSTDORF, GERMANY – FEBRUARY 01: A Leopard 2 A6 main battle tank carries out manoeuvres during a visit by German Defence Minister Boris Pistorius to the Bundeswehr’s Panzerbataillon 203 tank squadron on February 1, 2023 in Augustdorf, Germany. Germany will supply the armed forces of Ukraine with Leopard 2 tanks and has begun training Ukrainian tank crews. Other European countries, including Spain, Finland, Norway and Poland, are also planning to provide Ukraine with Leopards soon, for a total of approximately 80 tanks, with more to be added later. (Photo by Sascha Schuermann/Getty Images)

Kaos në ushtri

Parlamenti ukrainas zgjodhi të mos përfshijë në projektligj një klauzolë që lejon ushtarët të kthehen në shtëpi pas tre vitesh shërbimi, e cila kishte qenë politika standarde përpara pushtimit të plotë të Kremlinit në shkurt 2022. Masa shkaktoi zemërim të gjerë në mesin e atyre që kanë shpenzuar dy vitet e fundit duke luftuar forcat ruse, duke i lënë ata të ndjehen të braktisur dhe me pak shpresë për t’u rikthyer në jetën civile apo edhe për të shijuar një pushim të duhur. Ushtarët që tashmë shërbejnë në ushtri u tërbuan nga fakti se ligji nuk u jep atyre një datë përfundimi, por në të njëjtën kohë u lë shumë mundësi ligjore për rekrutët e rinj që të shmangin thirrjen ose dislokimin. Ushtria e Ukrainës u kishte kërkuar parlamentarëve të mos lejonin ushtarët të çmobilizoheshin, duke argumentuar se kjo mund të ndikojë në situatën tashmë të zymtë në vijat e frontit. “Aktualisht, ne nuk mund të dobësojmë Forcat e Mbrojtjes,” tha të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, Dmytro Lazutkin. Lazutkin tha se ligjvënësit do të punonin për një ligj të ri për të sjellë në shtëpi trupat e rraskapitura nga fusha e betejës dhe për të mobilizuar ushtarë të rinj.

Paralajmërimi dramatik

Se sa serioze është situata për Ukrainën pasi ajo përballet me mungesë municionesh nga aleatët, burimesh kundërajrore dhe përparime ruse në fushën e betejës, dëshmohet edhe nga fjalët e gjeneralit amerikan, kreut të Komandës Amerikane Evropiane, Christopher Cavoli, i cili mbikëqyr operacionet e ushtrisë në Evropë. Të mërkurën, ai paralajmëroi anëtarët e Kongresit të SHBA, ku republikanët pro-Trump kanë bllokuar 60 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Kievin, se lufta në Ukrainë ka arritur një moment vendimtar dhe se Rusia pritet të ketë epërsi në pak kohë, përveçse nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të miratojnë mbështetje ushtarake shtesë për qeverinë në Kiev.