Gemini 1.5 Pro tani mund të dëgjojë audio dhe “të nxjerrë informacione” nga videoklipet ose videot e tjera, pa pasur nevojë për transkriptime në formë të shkruar.
Google ka njoftuar se do ta bëjë të disponueshëm publikisht versionin Gemini 1.5 Pro për herë të parë, përmes platformës së saj Vertex Al për krijimin e aplikacioneve me Al, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por, modeli më i ri me Al tashmë tejkalon modelin e kaluar Gemini Ultra.
Bëhet e ditur se në Gemini 1.5 Pro qasje do të kenë përdoruesit e platformave Vertex Al dhe Al Studio.
Ndryshe, së fundmi Google ka njoftuar se modelin e ri me Al po e bën të disponueshëm edhe në më shumë se 180 vende, me aftësinë e të kuptuarit të audios.