MENU
klinika

“Mos ndërhyni!”

Putin paralajmëron SHBA-në për reagimet ndaj Iranit

14.04.2024 - 13:08

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit. Kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa dronë të nisur nga Irani drejt Izraelit.

“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq pa bërë asgjë”, citohet të ketë thënë Vladimir Putin.

Krejt i kundërt ka qenë reagimi i presidentit francez Emmanuel Macron i cili dënoi “me vendosmërinë më të madhe sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit”.

Macron u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt të jenë më të moderuar. Në një mesazh të publikuar mediat Macron thekson se Franca po punon me aleatët e saj për uljen e tensioneve. Sakaq, Hamasi mbështeti sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Ne në Hamas e konsiderojmë operacionin ushtarak të kryer nga Republika Islamike e Iranit si një e drejtë e natyrshme dhe një përgjigje e merituar ndaj krimit të sulmit ndaj konsullatës iraniane në Damask dhe vrasjes së disa udhëheqësve të Gardës Revolucionare”, tha organizata në një reagim të sajin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Irani nis sulmin, Izraeli në gatishmëri ndërsa Jordania...

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?