MENU
klinika

"Kemi zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese"

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës/ Bledi Çuçi: Mos bini pre e spekulimeve!

15.04.2024 - 17:11

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me debatin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Vendimi i GJK thotë që të shfuqizohen të dyja vendimet që ka marrë kuvendi ne lidhje me Olta Xhaçkën, të dyja vendimet që i ka shfuqizuar GJK nuk janë në fuqi. Pa diskutim vendimi i gjykatës është zbatuar.

Me këtë frymë për ta çuar deri në fund këtë çështje ne në Këshillin e Mandateve morëm një vendim për ta çuar në Kuvend për tu shprehur secili deputet. Vendimi ka qenë dërgohet në GJK çështja për mandatin e Olta Xhacka. Duke qenë sovran çdo deputet votohet në seancë sipas bindjes së cdo deputetit.

Ju lutem shumë mos bini pre e spekulimi. Është zbatuar vendimi i GJK dhe aty shprehet qartë se çfarë përmban”, tha Çuçi.