MENU
klinika

Caktohen dy relatorët e çështjes

Mandati i Olta Xhaçkës/ Ministrja nuk del para deputetëve, por merr avokat!

08.07.2022 - 13:25

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbledhur sot Këshillin e Mandateve dhe Rregullorës për të diskutuar për mandatin e Olta Xhaçkës, e cila nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokati.

Palët caktuan dy relatorët, nga opozita Gazment Bardhi dhe nga mazhoranca Klotilda Bushka.

Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit se ka shkelur rregulloren, pasi nuk e ka thirrur mbledhjen kur e ka kërkuar gjysma e deputetëve.

Bardhi: Në datën 5, ½ e anëtarëve të këshillit të rregullores kanë kërkuar thirrjen. Ju e keni injoruar kërkesën, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 13.

Në kërkesën tonë kemi kërkuar mbledhjen të mërkurën dhe kjo ka qenë në përputhje me nenin, jo vetëm nuk kemi marrë përgjigje por ju cakton një datë tjetër.

Këto shkelje nuk duhet të përsëriten më. Sa i takon çështjes tjetër, unë shikoj në objekt që në datën 1 korrik, 14-15 deputetë të tjerë që nuk kanë nënshkruar kërkesën e parë kanë kërkuar fillimin e procedurës për përcjelljen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, gjykoj që kërkesa e datës 1 korrik është një kërkesë që mbetet pa objekt, sepse ne e kemi nisur procedurën parlamentare.

Nikolla: Rregullorja përcakton që për të thirrur mbledhjen vendos kryetari i kuvendit ose ½ e anëtarëve. Unë kam ushtruar detyrën që me jep rregullorja dhe kam caktuar datën dhe orën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thuhet në nenin që përcakton detyrat e deputetit

PD, në garë brenda vetes për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës!

Deputetët demokratë kallëzojnë penalisht Kryeministrin për ministren Xhaçka

Si e rrëzoi 4 herë maxhoranca kërkesën e PD për komision hetimor!