MENU
klinika

Mandati i Olta Xhaçkës

Mandati i Olta Xhaçkës/ Caktohet dita dhe ora kur do të mblidhet Këshilli i Rregullores

06.07.2022 - 11:08

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të mbledhë të premten në orën 13:00, Këshillin e i Rregullores dhe Mandatave për të diskutuar për mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Mësohet po ashtu, se e pranishme në këtë mbledhje do të jetë edhe vetë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhacka për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët demokratë kallëzojnë penalisht Kryeministrin për ministren Xhaçka

Si e rrëzoi 4 herë maxhoranca kërkesën e PD për komision hetimor!

Çfarë thuhet në nenin që përcakton detyrat e deputetit

PD, në garë brenda vetes për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës!