MENU
klinika

Pas seancës maratonë me debate të forta

Kuvendi hedh poshtë raportin e PD për mandatin e Olta Xhaçkës, miratohet me 73 vota ai i PS

18.11.2022 - 11:18

Pas një seance maratonë e cila përfundoi punimet rreth orës 00:50. Kuvendi ka miratuar projektligjet që u diskutuan në rendin e ditës.

Me 74 vota pro 19 kundër, asnjë abstenim u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratifikuar me ligjin nr. 128/2013.”

Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021 u miratua me 74 vota pro, 21 kundër dhe asnjë abstenim.

Akti normative “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike” u miratua me 74 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu, me 95 vota pro u miratua Akt Normativ “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, u miratua me 74 vota pro, 21 kundër dhe asnjë abstenim.

Me 74 pro 21 kundër, asnjë abstenim u miratua projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

Në seancën plenare u paraqitën dy raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi, paraqiti draft-raportin e grupit parlamentar demokrat, ku mes të tjerash theksoi se pas konstatimit të fakteve dhe analizës ligjore është konkluduar se Xhaçka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar në Kushtetutë, çka duhet të sjellë edhe përfundimin e mandatit të saj si deputete dhe se Kuvendi ka detyrimin ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, në respekt edhe të praktikës së mëparshme të ndjekur më parë.

Deputetja e grupit parlamentar socialist, Klotilda Bushka, paraqiti draft raportin e shumicës parlamentare për kërkesat për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ndër të tjera argumentoi se për sa parashtrohet në dy kërkesat për mocion dhe në referim të parashikimeve kushtetuese, nuk ndodhemi përpara rastit kur duhet vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese.

Bushka theksoi se nga aktet e depozituara prej kërkuesve të dy mocioneve, nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj të plotësohen kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese.

Raporti i depozituar nga grupi parlamentar demokrat u rrëzua pasi mori 21 vota pro, 73 kundër dhe 0 abstenim.

Raporti i depozituar nga grupi parlamentar socialist u miratua me 73 vota pro, 21 kundër dhe 0 abstenim.

Në seancën e djeshme, Kuvendi miratoi dhe 3 projektvendime.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”, i cili i miratua me 74 vota pro, 20 kundër dhe asnjë abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”, i cili i miratua me 74 vota pro, 21 kundër dhe asnjë abstenim.

Projektvendimi “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar” i cili i miratua me 91 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët demokratë kallëzojnë penalisht Kryeministrin për ministren Xhaçka

Si e rrëzoi 4 herë maxhoranca kërkesën e PD për komision hetimor!

Çfarë thuhet në nenin që përcakton detyrat e deputetit

PD, në garë brenda vetes për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës!