MENU
klinika

"Do të ketë pasoja serioze..."

BE ultimatum Serbisë dhe Kosovës: Zbatoni të gjitha marrëveshjet e arritura

19.04.2024 - 17:04

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje sot Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritur në dialogun që blloku e ndërmjetëson mes tyre prej vitit 2011. Ndër të tjera, BE ka thënë se themelimi i Asociacionit është ndër çështjet më urgjente.

Në 11 vjetorin e arritjes së marrëveshjes, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se Kosova do të përballet me pasoja nëse nuk e zbaton.

“Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar [nga BE] janë dokumente të vlefshme dhe detyrime të palëve. Ato duhet të zbatohen. Dhe këtë po e përsërisim para palëve.

Nëse palët nuk i zbatojnë obligimet e tyre, atëherë do të ketë pasoja serioze. E të vetmit që do t’i ndiejnë këto pasoja, do të jenë njerëzit të cilët ata pretendojnë se po i mbrojnë. Të vetmit, pra, që do të paguajnë çmimin për mos zbatimin e obligimeve në dialog, do të jenë qytetarët në Kosovë dhe në Serbi“ – tha Stano.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!