Kompania “Gjoka”, e cila po ndërton Rrugën e Arbrit, informon se ditën e sotme do të jetë i bllokuar segmenti nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë, deri te Rrethrrotullimi i Klosit.
Segmenti rrugor do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00.
“Në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin në rrugë alternative.
“Rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas”, bën të ditur kompania.