MENU
klinika

Amortizimi i rrjetit elektrik

Banorët e Zarës ankohen, çfarë problemesh kanë?

01.01.2019 - 16:36

Për shkak të rrjetit të amortizuar banorët e Xarës në Konispol po kalojnë orë të tëra pa energji elektrike dhe atëherë kur kjo është domosdoshmëri

Ka pasur luhatjet e vazhdueshme të voltazhit të energjisë që kur ka festa mbingarkohet nga puna e qindra pajisje elektroshtëpiake dhe makineri industrial.

Këtë shqetësim përcjellin edhe  banorët e fshatit Mursi, një fshat shumë afër Xarës, ku përveç 1100 lidhjeve me familje ushtrojnë aktivitetin edhe rreth 150 binese.

Një nga banorët, Odise Mano që ka një fermë të vogël blegtorale shprehet se po has pengesa për të zhvilluar agroturizmin në bisnesin e tij, atë e dëmton shumë ky amortizim i rrjetit te energjisë që nuk garanton asnjë shërbim.

Banorët kanë drejtuar kërkesa të panumërta për zgjidhjen e problemit, por ndërhyrjet e pakta në rrjet po cënojnë cilësinë e jetës në këtë zonë.

Ata shprehen se shlyerja së detyrimeve është në masën 100% dhe se që prej 2013-ës janë shlyer edhe detyrimet e prapambetura të emigrantëve.

Që prej kohës kur në këtë njësi është investuar për elektrifikimin dhe ngritjen e rrjetin shpërndarës popullsia mendohet se është katërfishuar ndërsa ngarkesa mbi të njëjtin rrjet të ndërtuar rreth viteve ‘70 është rritur me 12 herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë