MENU
klinika

Vizita në Berlin

Kurti thirrje Gjermanisë për të përkrahur anëtarësimin në KiE!

26.04.2024 - 17:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Gjermani, ku zyra për Media e kryeministrisë bën të ditur se temë kryesore e këtyre bashkëbisedimeve ka qenë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe rruga drejt anëtarësimit të plotë në KiE.

Kurti iu ka bërë thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në hapin e fundit të anëtarësimit në Këshill të Evropës bazuar në opinionin e raportueses Dora Bakoyannis.

“Krahas mirënjohës për mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, kryeministri Kurti u bëri thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në hapin e fundit, mbi bazën e opinionit të raportueses Dora Bakoyannis, votës historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!