MENU
klinika

Vizita e Xi Jinping

Çfarë fshihet pas diplomacisë së pazakontë të Macron ndaj Kinës?

08.05.2024 - 17:52

Emmanuel Macron ka planifikuar për presidentin kinez Xi Jinping së bashku me bashkëshorten një “udhëtim” në Malet Pirene.

Për ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Francë nga kreu i shtetit të Kinës, Macron zgjodhi një vend shumë të dashur për të, fshatin malor La Mongie në qafën Tourmalet, ku ai kaloi pushimet e tij si fëmijë me nënën e tij të dashur, gjyshen, Manette, një javë dimri dhe një muaj vere.

Sipas raporteve nga Elysee, të dy presidentët do të vazhdojnë të diskutojnë Ukrainën dhe dosjet ekonomike.

Por ky “udhëtim” ngjalli shumë polemika në Francë.

Sipas “Corriere della Sera”, Macron është kritikuar ashpër për ” diplomacinë e tij sharmante”.

Dje, më 6 maj, Raphaël Glucksmann akuzoi kreun e Elysee për thjesht “narcisizëm presidencial” në një artikull të gjatë të botuar në “Le Monde”.

Lideri socialist në zgjedhjet evropiane, i cili sipas sondazheve mund të kapërcejë kandidaten makroniste Valérie Hayer, i ka bërë një kërkesë presidentit.

“Ne jemi realistë, ne e gjykojmë një politikë nga rezultatet konkrete dhe jo nga qëllimet e saj morale – shkruan Glucksmann – deri më tani, Zoti President, çfarë arriti ai me shenjat e tij të miqësisë që u perceptuan në Pekin si kaq shumë shenja dobësie?”.

Akuza e tij është se Macron është shumë i sjellshëm “me autokratët, se u ofron nderime dhe mirëseardhje disproporcionale, se ai zhvillon një “politikë të bazuar në sharmin” e cila deri më tani ka rezultuar e padobishme sepse Xi Jinping dhe Vladimir Putin, sipas tij, kuptojnë vetëm ekuilibrin e pushtetit.

“Sigurisht, duhet të flisni me të gjithë – thotë kandidati i së majtës socialdemokrate – por jo të gjithë meritojnë të trajtohen si miq”.