MENU
klinika

"E futën në burg se duan të vjedhin tokat e Himarës"

Çështja “Beleri”/ Media e huaj: Arrestim i orkestruar

14.05.2024 - 18:47

Media e huaj, LE MONDE diplomatique i ka kushtuar një artikull çështjes “Beleri” ku përmend minoritetin grek dhe interesat konfliktuale në Himarë, si dhe rolin e Belerit në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Në artikull thuhet se arrestimi i Belerit ishte dukshëm i orkestruar, ndërsa ngrihen akuza për kapje të sistemit të drejtësisë në vendin tonë

Në artikull thuhet se arrestimi i Belerit, kishte si synim grabitjen e tokave në Himarë, të cilat cilësohen si zona të favorshme turistike, dhe një ‘minierë ari’ për investitorët.

“Himara dhe Riviera Shqiptare janë të një rëndësie të madhe për dy arsye. E para ka të bëjë me potencialin turistik të zonës, “i cili njihet prej kohësh dhe tashmë po merreshin masa për shfrytëzimin e tij”. Për më tepër, Himara, me të vetmin aeroport në zonë, ka një rëndësi të madhe për turizmi – por edhe një minierë ari për investitorët.

Arsyeja e dytë është me natyrë gjeografike dhe etnografike. Himara dhe Riviera janë më afër Korfuzit sesa Tiranës. Dhe elementi grek është shumë i fortë në të gjithë zonën bregdetare. Kishat e shumta janë ortodokse dhe ndryshe nga në brendësi nuk ka xhami. Shumë familje flasin greqisht, shumë njerëz janë dygjuhësh, siç janë shumë me shtetësi të dyfishtë. Interesat e pakicës greke promovohen nga organizata Omonia, e cila Beleri përfaqëson në Himarë”,- shkruhet në artikull.

LE MONDE diplomatique shkruan se tani rëndësia e minoritet grek është ulur ndjeshëm pasi një pjesë e madhe ka emigruar në Greqi, ndërsa më tej shtron edhe disa arsye pse sipas saj Rama kërkon të pengojë me çdo kusht vendosjen e Belerit si kryetar i bashkisë Himarë.

“Tani rëndësia e minoritetit grek është ulur ndjeshëm, pasi një pjesë e madhe e tij ka emigruar në Greqi. Por kryeministri shqiptar Rama e di se çfarë ndjenjash indinjate po ushqen kur paralajmëron në rrjetet sociale për separatistët grekë që kundërshtojnë zhvillimin e rajonit bregdetar. Opozita shqiptare dhe qeveria e Athinës konsiderojnë se burgosja e Belerisit ka motive etno-politike. Për shkak të këtij rasti, Greqia kërcënoi madje se do të bllokonte anëtarësimin e vendit të saj fqinj në BE dhe kryeministri Mitsotakis propozoi personalisht Beleris si kandidat për zgjedhjet evropiane”.

Pse duhet të pengohet me çdo kusht zgjedhja e Belerit në krye të bashkisë?

Rajoni i Himarës është një “minierë ari për spekulatorët, të cilët vendasit i përshkruajnë si “mafia e ndërtimit” – një kabale deputetësh, zyrtarësh qeveritarë, ministrash dhe oligarkësh. Nuk ka transparencë për planet e investimeve dhe lejet e ndërtimit, ndërkohë që që në mandatin e parë të Ramës janë futur rregullore që dobësojnë institucionet vendore dhe vetëqeverisjen. E gjithë kjo shpjegon pse qarqet e biznesit pranë qeverisë e kishin të pamundur të zgjidhnin një kryetar të pavarur në rajon. Duhej të parandalohej mundësia që dikush të zbulonte punët e brendshme dhe marrëveshjet e prapaskenave.

Prandaj, zgjedhja e Belerisit për kryetar bashkie duhej të pengohej. Dhe duke qenë se referencat për të kaluarën e tij ekstremiste gjatë fushatës zgjedhore nuk patën asnjë efekt, ata duhej ta ndalonin atë në një mënyrë tjetër. Burgimi i tij pak para zgjedhjeve mund të ketë penguar disa banorë të votojnë për të – por kjo nuk e pengoi fitoren e tij të ngushtë”,- shkruhet në artikull.

Në fund, gazeta shkruan se përveç minoritetit grek, ka edhe shumë shqiptarë të tjerë që emigrojnë jashtë vendit dhe se qeveria Rama nuk ka publikuar shifrat e sakta nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2023, dhe në bazë të numrit faktit të banorëve mund të vihet në pikëpyetje numri i votave në zgjedhjet e fundit.

“Qeveria Rama nuk ka publikuar shifrat e sakta nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2023, me sa duket duke dashur të shmangë konfirmimin zyrtar se popullsia shqiptare mund të jetë ulur që nga viti 2011 me rreth një milion banorë. Dhe një gjë tjetër: në bazë të numrit faktik të banorëve mund të vihet në pikëpyetje numri i votave në zgjedhjet e fundit vendore dhe parlamentare të vitit 2021. Dhe nëse në to “votojnë” njerëz që kanë vdekur realisht, kjo mund të dëmtojë legjitimimin e Ramës” përfundon LE MONDE diplomatique.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Greqia 'e ashpër' me Shqipërinë

Arrestimi i Fredi Belerit! Sot zhvillohet gjyqi

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias telefonon Ramën

Arrestimi i Fredi Belerit “alarmon” edhe kryeministrin grek