Sllovakia po mban frymën, duke pritur lajme për Robert Fico. Kryeministri mbeti viktimë e një sulmi në Handlova, njëqind e pesëdhjetë kilometra në veri-lindje të Bratislavës, i goditur nga pesë të shtëna me armë zjarri nga shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula. Komuniteti ndërkombëtar shprehu keqardhjen për sulmin ndaj liderit të SMER, një parti socialdemokrate që aderon në grupin S&D në Bruksel. “Një tjetër tabu është thyer të mërkurën në Sllovaki”, shkruan Politico. Gjashtë vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kušnírova, shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula u përpoq të vriste kryeministrin 59-vjeçar Robert Fico në qytetin e vogël Handlovi. Ndërsa helikopteri po e çonte Ficën drejt spitalit në Banska Bistrica, institucioni sllovak po pyeste se çfarë po bënte dhe, më e rëndësishmja, pse ndodhi atentati, pikëpyetje që mesa duket i kanë të gjithë, por që nuk mund të marrin përgjigje totalisht të sakta, të paktën jo tani.
Motivet e atentatit
Një nga përgjigjet për pyetjen e dytë është dhënë nga presidentja e Sllovakisë, Zuzana ?aputová. “Retorika e urrejtjes që po shohim duhet të ndalet. Ju lutemi ndaloni!” Me të u pajtua edhe ministri i Brendshëm Matush Šutaj Eštok. “Kokat janë të nxehta, por do të ishte shumë keq që kjo situatë e rrezikshme të ndizet”, tha ministri. Disa deputetë të mazhorancës qeverisëse nuk ishin aq dakord. ?uboš Blaha, një përfaqësues pro-rus në Këshillin Kombëtar të Republikës Sllovake nga partia SMER-SSD e Ficos, i bërtiti opozitës në parlament dhe pohoi se kryeministri po lufton për jetën e tij “për shkak të urrejtjes”. “A jeni të kënaqur?”, pyeti politikanët e opozitës, nënkryetari i Këshillit Kombëtar Andrej Danko, kreu i Partisë Kombëtare Sllovake të ekstremit të djathtë (SNS).
Urrejtja ndaj Ficos
Një populist i majtë, por i lidhur me të djathtën, Fico, sipas disa njerëzve, “po e kërkonte” pak gjtihçka që i ndodhi. Politikat e tij, fushata e tij elektorale, tonet e tij ekstremiste. E gjithë kjo do ta kishte bërë Cintula të hapte zjarr. Dhe në fakt ka nga ata që përdorin terma mjaft të fortë për të folur për kryeministrin sllovak disa orë pas sulmit: ka nga ata që e vënë theksin te gjuha ksenofobike, ka nga ata që e kthejnë vëmendjen në politikën pro-ruse, por edhe ata që theksojnë se ai është një politikan shumë përçarës. Flitet për autokraci dhe ligje frikësuese, për kundërshtime ndaj dërgimit të armëve në Ukrainë. Me pak fjalë, tonet që shtypi i majtë përdor zakonisht për të djathtën.“Përpara se të ulej në karrigen e kryeministrit, Fico e pozicionoi veten si dikush që ka etur për socializëm, por edhe si një cinik pragmatik i etur për pushtet. Votuesit e rinj që janë kundër komunizmit dhe që favorizojnë Perëndimin nuk po kërkonin politikanë si Fico”, shkruan Politico.
Përçarjet në Sllovaki
Ai u kthye në karrigen e kryeministrit vitin e kaluar. Pasi SMER-SSD fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shtator 2023, Fico dhe bashkëpunëtorët e tij shpërbënë udhëheqjen e njësisë elitare të policisë që i kishte akuzuar për krime të ndryshme, mbyllën Prokurorinë Speciale që u krijua për të hetuar krimet e rënda dhe korrupsionin, u përplasën me mediat e pavarura, rishkruan kodin penal, etj. Të mërkurën u hap një debat mbi propozimin e Ministrisë së Kulturës së Sllovakisë për transformimin e Radio Televizionit të Sllovakisë (RTVS) dhe nënshtrimin e tij në Qeverinë e Republikës së Sllovakisë. Fico pretendon se RTVS nuk mund të jetë objektive sepse është në konflikt me qeverinë.
Lufta civile
Shkrimtari Juraj Cintula tha se e qëlloi Ficon pasi nuk ishte dakord me politikat e pushtetit aktual, konkretisht me sulmet ndaj mediave dhe drejtësisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Šutaj Eštok, kërkoi nga opinioni publik që të mos bëjë deklarata të dhunshme në rrjetet sociale. ” nxitni urrejtje. Jemi në prag të një lufte civile”, tha ministri. Aleatët më të afërt të kryeministrit bëjnë përgjegjës opozitën liberale dhe median për sulmin e Cintula. Nënkryetari i Këshillit Kombëtar Andrej Danko tha se vendi po shkon drejt një lufte politike.