Hailie Jade, vajza e Eminemit dhe ish-it të tij Kim Scott-it, u martua me Evan McClintock-un në një ceremoni intime të rrethuar nga të dashurit e tyre, përfshirë edhe babin e Hailie, Eminemin.
Në një ceremoni private të zhvilluar mes familjarëve dhe miqve, Haile Jade u martua me Evan McClintock, me të cilin kishte për më shumë se një vit që ishte e fejuar.
Nuk kishte si të mungonte dhe Eminem në këtë ceremoni madhështore, ku së bashku me të bijën shijuan një kërcim babë e bijë i cili u mbajt në një vend luksoz në Battle Creek, Michigan.
Hailie ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa.
“Kaq shumë lotë të lumtur u derdhën, të qeshura dhe buzëqeshje u ndjenë dhe u ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua”.