MENU
klinika

Teoritë konspirative për vdekjen e Raisit

Si Khamenei mund të ketë organizuar “aksidentin e përsosur

22.05.2024 - 13:43

Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollahu i Madh, Ali Khamenei, tani është edhe më i vetëm. Vdekja e Presidentit Ebrahim Raisi reflekton luftën në prapaskena për trashëgimi. Khamenei është 85 vjeç, ka disa probleme shëndetësore dhe është një nga të paktët pleq që kanë mbetur nga brezi i Ajatollah Khameinit, i cili përmbysi Shahun. Raisi, një besnik i Khameneit, po përgatitej për t’i zënë, por nuk u mbështet nga Pasdaran, të cilët synojnë një udhëheqës suprem nën kontrollin e tyre apo edhe një ndryshim rrënjësor të sistemit nga republika teokratike në presidenciale, një nga Gardianët e Revolucionit. Ndaj dhe, lidhur me këtë, teoritë e para të konspiracionit kanë filluar të qarkullojnë për rrëzimin e helikopterit në të cilin u vranë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm Hossein Amirabdollahian. Për më tepër, në një vend ku vrasjet dhe komplotet e shkëlqyera janë “normale”, është e qartë se kjo përplasje vdekjeprurëse ngre disa dyshime.

Komploti i Khameneit

Një nga hipotezat është se Ayatollah Ali Khamenei qëndron drejtpërdrejt pas vdekjes “aksidentale” të Raisit, “një kurth për të hequr qafe rivalin e mundshëm të djalit të tij të dytë Mojtaba, i njohur si Khamenei Jr”, shkruan “Corriere della Sera”. “Pasardhësi i tij” natyror duhej të ishte vetë Raisi ose Khamenei Jr. Pra, për të eliminuar rivalin e djalit të tij, ajatollah organizoi “aksidentin e përsosur’”, lexojmë në median e njohur italiane. “Duke supozuar se nuk kemi prova të mjaftueshme për të nxjerrë ndonjë përfundim, unë e pranoj se nëse dikush donte të vriste një politikan të nivelit të lartë, organizimi i këtij incidenti është i patëmetë: kushtet e motit dhe fakti që pothuajse asgjë nuk kishte mbetur nga helikopteri tregon se ata fshinë pothuajse të gjitha provat”, shpjegon për “Corriere della Sera”, eksperti iranian i mbrojtjes nga Instituti i Uashingtonit Farzin Nadimi. “Nuk ka prova, por Republika Islamike na ka mësuar me goditje të tilla. Edhe sikur Raisi të mos ishte një njeri karizmatik që nuk do t’i bindej liderit, besoj se nëse Khamenei do t’i kishte kërkuar të tërhiqej, ai do ta kishte bërë këtë”, shton eksperti.

50 ditë enigmë

“Tani procedura për zgjedhjet presidenciale hapet brenda 50 ditëve”, shpjegon Nicola Pedde nga qendra studimore e Institutit për Studime Globale. Fushata elektorale do të jetë shumë e shkurtër dhe do të favorizojë kandidaturat e brezit të dytë pranë Gardianëve të Revolucionit. Nënkryetari i përkohshëm, Mohammad Mokhber, së bashku me presidentin e Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kreun e gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni-Ejei do të kenë detyrën të drejtojnë vendin drejt një kreu të ri të shtetit. Pasi Raisi ka ndërruar jetë, opsioni i Mojtaba, djali i Khameneit, gjithashtu një fetar, është kthyer në modë. Djali i dytë prej vitesh ka dosjet më delikate në duar dhe ndihmon të atin në menaxhimin e pushtetit. Opozita është e bindur se ai do të jetë lideri i ri suprem, por agjencia e lajmeve Fars, e kontrolluar nga Pasdaran, e ka cilësuar idenë si “një iluzion”.

Parashikimi

Disa orë pas hakmarrjes iraniane kundër Izraelit më 13 prill, parlamentarët iranianë nga fraksioni ultra-konservator bërtitën “faleminderit Pasdaran, faleminderit Pasdaran” brenda Mexhlisit. Gardianët e Revolucionit, pas zgjedhjeve të fundit me pjesëmarrje të ulët, kontrollojnë shumicën e asamblesë falë Frontit Paydari, krahut të fortë dhe të pastër, të djathtë të konservatorëve. Fuqia e vërtetë operacionale është në duart e sekretarit të Këshillit, Alì Akbar Ahmadian, një ish-pasdaran “i cili përfaqëson ndryshimin e brezave që po ndodh dhe e njeh veten në linjën e ashpër dhe të pastër që po sfidon udhërrëfyesin suprem”, shpjegon Pedde. Ehsan Soltani, në të kaluarën një aktivist, analist i ngjarjeve të Lindjes së Mesme tha se pa dyshim njerëzit janë në shok. “Do të shohim një funeral të madh i cili do të shfrytëzohet për qëllime politike, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë protestë të veçantë sepse në fakt vdekja e Raisit nuk ka lënë vakum pushteti”, parashikon ai.