MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë fshihet pas dhimbjes së vazhdueshme të kërthizës

23.05.2024 - 11:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë fshihet pas dhimbjes së vazhdueshme të kërthizës

Mjeku: Trupi i njeriut i ngjan atij mekanizmit të komplikuar të një ore zvicerane, ku çdo pjesëz punon për tërësinë. E njëjta gjë ndodh dhe me disa organe tonat, të cilat mund të duken të vogla në pamje të parë, por që kanë një ndikim të madh në organizëm. E tillë është edhe kërthiza. Në përgjithësi nuk i kushtoni vëmendje, deri në momentin që keni dhimbje në atë zonë.

Nëse dhimbja nuk pushon pas pak minutash, por fillon e bëhet edhe më intensive atëherë ajo mund të jetë shenjë e disa problematikave të caktuara shëndetësore. Nëse dhimbja shoqërohet me ethe, gjakderdhje, mungesë urinimi etj. duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. Ja çfarë fshihet pas saj:

1.Sëmundja Crohn: Kjo është një sëmundje inflamatore e sistemit tretës dhe shkakton dhimbje therëse në zonën e kërthizës sidomos pas ngrënies. Megjithatë kjo sëmundje shoqërohet edhe me simptoma të tjera si diarre të rënda, lodhje dhe humbje peshe. Shkaku i sëmundjes Crohn është i panjohur, por sistemi imunitar i dobët dhe faktori genetik presupozohen të jenë ndër shkaqet kryesore të saj.

2.Dispepsia(tretja e keqe): Ushqimet e skuqura dhe abuzimi me erëzat janë shkaktarët më të zakonshëm të dispepsisë. Si rrjedhojë keni dhimbje të përqendruar kryesisht në zonën e kërthizës, fundit të barkut dhe gazra.

3.Gurët në tëmth: Këto gurë depërtojnë në një kanal ose direkt në fshikëzën e tëmthit duke shkaktuar bllokim të tij, që çon në dhimbje të kërthizës të padurueshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN