MENU
klinika

Bes Kallaku 'thumbon' Xhensilën?

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën”

23.05.2024 - 12:07

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe 2 fëmijë, Ajkën dhe Amen.

Së fundmi Besi ka publikuar një bashkëpunim të ri, ndërsa mesa duket këngëtari përmes tij ka “thumbuar” ish-partneren e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, është një ndër vargjet e këngës.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se tekstri i kësaj kënge është krijuar nga shpirti i tij, që mesa duket ka të bëjë me historinë e tij dhe të Xhensilës.

“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ndër të tjera këngëtari.

Kujtojmë që ishte Besi ai që iu dha fund lajmeve duke konfirmuar ndarjen nga Xhensila, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja poston foton me vajzën dhe…

Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Besi?

“A e di sa zemrën ma ke vrarë”

Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku?