MENU
klinika

“Të gjithë sytë tek Klani”

Ku do e shohim së shpejti Marina Vjollcën?

31.05.2024 - 09:40

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të famshme shqiptare. Ka disa muaj që ajo është larguar nga ekrani, por së shpejti ajo do të rikthehet dhe këtë gjë e ka bërë me dije dhe vetë ajo.

Marina do jetë drejtuese e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” në Tv Klan. Me këtë program Marina do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, sidomos të tifozave të sportit.


Sakaq, moderatorja ka shpërndarë para disa minutash një video me ndjeksit e saj teksa përbri shkruan: Fillon Europiani, të gjithë sytë tek Klani!

Rikujtojmë se ky program rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Moderatorja ka disa muaj larg televizionit, pas përfundimit të spektaklit të humorit “Klanifornia”.