MENU
klinika

Rama ndan pamjet

“Vijon puna për finalizimin e tunelit të Llogorasë”

09.06.2024 - 10:08

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Llogarasë ku vijon puna me intensitet të lartë për finalizimin e tij.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Puna vijon me ritme të larta për këtë vepër që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Me vlerë investimi rreth 142 milionë euro ky investim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Nga pamjet e bëra publike nga kryeministri Rama, vihet re se ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijohet për vendosjen e sistemit elektromekanik dhe sistemin e ndriçimit.

Paralelisht po punohet edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit.

Tuneli kryesor, 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë