“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?
Mjeku: Enjtja e këmbëve është një nga ankesat që haset shpesh në praktikën tonë të përditshme, qoftë e njëanshme apo e dyanshme. Ënjtja shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati nazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, cellulitis (formë infeksioni e indit nënlëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Nga shkaqet më të zakonshme mund të përmendim stinën e nxehtë, qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake etj. Ankesat që bashkëshoqërojnë ënjtjen e këmbëve variojnë nga ndjenja e rëndesës në këmbë, skuqja apo nxirja e tyre, kruajtja, dhimbja, deri në shfaqjen e plagëve të ndryshme.
Këshilla më e mirë është në këtë rast është orientimi drejt një jete sa më të shëndetshme, me aktivitet fizik, shmangien e shtimit në peshë, përdorimin e çorapeve të llastikut nëse vuajmë nga variçet, ngritjen e këmbëve mbi nivelin e trupit disa herë në ditë, si teknikë për të evituar mbetjen e gjakut në periferi, evitimin e qëndrimit gjatë në këmbë pa lëvizur. Kontrolli te mjeku dhe përdorimi i preparateve të nevojshme si diuretikët, antikoagulantët, antibiotikët, sipas gjykimit të mjekut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.