Këngëtarja Vesa Smolica gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” u përfol se është “xheloze” ndaj Heidi Baçit sepse ka ndjenja për Romeo Veshajn.
Së fundmi artistja ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ndër të tjera ajo ka sqaruar njëherë e mirë se si qëndron e vërteta.
Vesa tha se nuk ka një pëlqim për Romeon si mashkull, por thjeshtë ka aktori i pëlqen si njeriu i mirë që është, duke treguar se shpeshherë ajo i ka thënë atij se i shuan mallin për vëllanë.
“Është përfolur se ke pasur një pëlqim për Romeon?” e pyeti Jori, ndërsa Vesa tha: “Jo nuk është e vërtetë. Kam pasur pëlqim për njeriun e mirë që ka qenë. Po i kam thënë edhe kur ishim në shtëpi që më plotëson mallin e vëllain.”