Këngëtarja e mirënjohur Ariana Grande, së fundmi ka zhvilluar një intervistë në podcast-in “Podcrushed” me prezantuesit Nava Kavelin dhe Sophie Ansari, teksa ka folur lidhur me jetën e saj profesionale dhe atë private. Mirëpo fansat kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë gjatë një pjese të intervistës kur këngëtarja ka qenë duke folur.
Zëri i artistes ndryshoi sa hap e mbll sytë!
Në fillim, Grande kishte folur me një zë më të ulët, por kjo shpejt ndryshoi. Ylli e ndërroi zërin e saj në një regjistër shumë më të lartë, të cilin fansat e njohin gjithashtu dhe shumë njerëz komentuan në rrjetet sociale për momentin e çuditshëm.
Një person pyeti: “Fjalë për fjalë pse e bën ajo këtë?” ndërsa një tjetër bëri shaka: “Ky jam unë që flas me kolegët e mi dhe më pas kaloj te klientët”.
Por të tjerë vunë re se ylli mund të ketë qenë duke përdorur qëllimisht zërin më të lartë për një arsye specifike.