MENU
klinika

Këngëtari: Arsyeja kam qenë unë!

Blero dhe Afrona rrëfejnë mes lotësh shkakun e ndarjes së tyre

26.06.2024 - 13:28

Afrona Dika dhe këngëtari Blero Muharremi, janë përballur për herë të parë pas divorcit të tyre të bujshëm disa vite më parë, ku nuk munguan dhe akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit.

Dyshja kanë biseduar së fundmi në një podcast të drejtuar nga vetë Afrona, ku këngëtari ka treguar se shkak i divorcit mes tyre ka qenë vetë ai, ndërsa i ka kërkuar falje publike ish-partneres së tij.

Përveç kësaj, në rrëfimin e tij, Blero pranon se edhe distanca e lidhjes mës tyre bëri të vetën, pasi nuk jetonin shumicën e kohës bashkë.

Afrona: Pse nuk na ka funksionuar martesa? Pse jemi këtu ku jemi sot?

Blero: Pyetje shumë e mirë. Pyetje 1 milion euro. Pse erdhi deri këtu? Mendoj prej disa mendimeve të mia personale, që s’kanë qenë të matura, të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim. Sido që të jetë, ne jemi njerëz dhe…

Afrona: Secili gabon…

Blero: Gabon! Arsyeja pse nuk na ka funksionuar dhe pse kemi ardhur këtu është pjesë shumë e madhe e imja, gabimi im. E kam pranuar publikisht. Dua të të kërkoj falje publikisht. Në atë koha ka qenë ideja ime të rrinim Kosovë edhe nuk kam dashur të vija me ty në Zvicër. Nuk e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu. Ti ke pas të drejtë gjithmonë kur më kë thënë që duket kështu, por kokëfortësia imë ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës. Njeri i sheh gabimet e veta më vonë. Ne nuk mundëm. Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë, distanca, idetë, ti ke pas ardh në Kosovë e ke provuar për një kohë, nuk je ambientuar. Edhe unë në Zvicër, por jam penduar, gabimi im. Ka ndodh, ky ishte fati. Unë besoj shumë që njeriu duhet të jetë i sinqertë për një kohë të caktuar mundesh të jetë kokëfortë por në fund të ditës duhet të jesh i sinqertë. Gabimi ka qenë i imi, ka ndodhur, mirë është që njëriu të shoh gabimet e veta. Duhet të vlerësojmë kohën që kemi patur bashkë, kujtimet dhe të komunikojmë si njerëz.

Nga ana tjetër, edhe Afrona është shprehur se edhe ajo ka gabuar në raportin me tyre, ndërsa shton se atë kohë ndjente mllef dhe dëshpërim ndaj tij dhe zgjodhi të zhdukej.

“Më është dashur shumë kohë për vetën për të kuptuar që ka përfunduar kjo martesë. Në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë, nuk ka qenë e lehtë”, rrëfeu ajo.

Afrona: Pse nuk e kemi pasur këtë prej fillimit. Unë kam gabuar shumë që nuk jeni ulur për të sqaruar gjërat e jam zhdukur nga jeta jote, se kam pasur një mllef, një vuajtje, një dëshpërim, më është dashur shumë kohë për vetën për të kuptuar që ka përfunduar kjo martesë. Në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë, nuk ka qenë e lehtë. Të kishim pas një bisedë si tani, pa ofenduar njëri-tjetrin, pa e lënduar, pa ja vënë fajin tjetrit, por një bisedë të shëndetshme.

Këngëtari po ashtu ka kthyer në vëmendje deklaratat e bujshme të tij ndaj Afronës në kohën e ndarjes së tyre, ku atë kohë e ka quajtur materialiste, e se ajo ishte lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.

Në bisedën me ish-partneren, mes emocionesh ai i ka kërkuar falje për fjalët që i ka thënë, ndërsa theksoi se “nga ajo që kam thënë në intervistë, ti veç ajo nuk je. Shpresoj ta pranosh faljen time”.

“Ndihem keq që nuk kam qenë shumë i drejtë me ty. Kam dhënë në intervistë që ka thënë disa gjera, kam pasur mllef, kanë qenë gjerat jo të drejta. Sinqerisht dua të të kërkoj shumë falje. Nga ajo që kam thënë në intervistë, ti veç ajo nuk je. Shpresoj ta pranosh faljen time”, tha Blero.

Kërkim falja nuk mungoi as nga Afrona, e cila tha se dhe ajo ka bërë gjera që ai të ndihej keq, duke shtuar se në një ndarje nuk është vetëm një fajtor, por gjithmonë dy.

“E pranoj faljen! Të kërkoj edhe unë ty falje për çfarëdo gabimi kam bërë të kam lënduar, të ndihesh keq. Ti e di që ne të dy kemi pas një të kaluar, kemi planifikuar shume gjera bashkë, një familje dhe mendoj se për një ndarje nuk është vetëm një fajtor, janë gjithmonë dy. Edhe në rastin tonë, nuk kë qenë vetëm ti, por edhe unë. Një çift nuk martohet për tu ndarë, por të jenë bashkë gjithmonë. Po është mirë të respektojnë njëri tjetrin”, tha ajo.

Në fund të bisedës së tyre të ndjerë, mes lotësh dhe emocionesh, Blero dha dhe një mesazh për të gjithë meshkujt, ndërsa tha “vlerësoje atë që ke, respektoje dhe bëhu i drejtë”.

“Nuk di nga t’ja nis, por dua që njerëzit të kuptojnë që jemi njerëz, të mësojmë prej gabimeve tona, të rritemi, të mos gabojmë më edhe për dikë që e ke dashur duhet ta vlerësosh. Nëse vjen deri tek dashuria, lidhja martesa, në aspektin e mashkullit dua të them dhe një mesazh për meshkujt, vlerësoje atë që ke, respektoje dhe bëhu i drejtë”, përfundoi këngëtari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Punoja ditë natë që ti bëja 1000 euro, kam pastruar…"

Blero rrëfen sakrificat për të realizuar këngën e tij të parë

Pas e shoqëroi drejt altarit...

Blero i dedikon të bijës fjalët më të ëmbla


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain