Një tjetër “çmenduri” për Lionel Messi. Kësaj radhe jo nga tifoz i thekur, por nga një modele, për më tepër, braziliane. Lionel Messi është një ndër lojtarët më të mirë që historia e futbollit ka parë që në fillimet e saj.
Fitues i “Topit të Artë” për pesë herë dhe shumë tituj me ekipin e Barcelonës, Messi njihet në mbarë botën dhe adhurohet për atë çka ai bën në fushën e blertë.
Për të njerëzit janë të gatshëm të bëjnë edhe çmenduri. Një nga rastet më ekstreme është ai i modeles braziliane, Suzy Cortez. Ajo ka bërë një tatuash me emrin e lojtarit të Barcelonës, numrin 10-të dhe stemën e ekipit katalanas.
“Unë jam e sigurt se lojtari më i mirë në histori do ta fitojë për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’ dhe çmimin ‘The Best’ për vitin 2019.
Mezi i prita festat e ndërrimit të viteve për të bërë një tatuazh me emrin ‘Mesi’ dhe numrin 10, së bashku me stemën e Barcelonës, për të celebruar 120 vitet që i dua shumë” – ka përfunduar Suzi.
Kujtojmë që modelja e njohur u bë “hit” në 2016-ën në rrjetet sociale kur Antonela, gruaja e Messit, e bllokoi në rrjetet sociale, sepse ajo e “bombardonte” argjentinasin me mesazhe “hot”.