MENU
klinika

Nga 1962, deri 2018

Historia e ekipeve shqiptare në kupat e Europës

05.01.2019 - 19:14

Nëse sot duket e zakonshme pjesëmarrja në kupat e Europës, në kohën e regjimit komunist në Shqipëri ishte krejt ndryshe, për shkak të marrëdhënieve që vendi ynë kishte me shumë shtete europiane.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në kupat e Europës në edicionin 1962-1963, pra 57 vjet më parë, me Partizanin kundër suedezëve të Norrkoping. Por do të duheshin plot 20 vjet që një ekip shqiptar të kalonte një tur.

Pikërisht këtë e bëri Tirana në edicionin 1982-1983. Tirana eliminoi Lindfield të Irlandës së Veriut. Fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës, humbi 2-1 në Belfast (vendosi goli i Arben Mingës, që hapi dhe takimin).

Në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit, por skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në ish-Bashkimin Sovjetik. Politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua aforfe nga Dinamo e Kievit.

tirana ajax
tirana ajax

16 SKUADRA SHQIPTARE NË EUROPË

Janë jo pak, por 17 skuadra pjesëmarrëse që kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane: Champions League (Kupa e Kampioneve dikur), Europa League (dikur UEFA Cup), Cup of Winners Cup (Kupa e Kupave) dhe Intertoto Cup.

Vetëm 9 ekipe kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (9 herë), Vllaznia (7), Skënderbeu (5), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Kukësi (4) Flamurtari (2), Teuta (1), Laçi (1).

PARTIZANI, EKIPI I PARË SHQIPTAR NË EUROPË

Skuadra e kuqe shënoi emrin e tij si ekipi i parë shqiptar që ka luajtur në një kompeticion europian për klubet. Në edicionin 1962-1963, Partizanin luajti kundër suedezëve të Norrkoping në Champions League, që atëherë quhej European Cupa (Kupa e Europës).

Humbi 2-0 ndeshjen e parë në Suedi (26 gusht 1962) dhe barazoi 1-1 në “Qemal Stafa” (12 shtator 1962), me Kolec Krajën që u bë dhe lojtari i parë shqiptar që shënoi golin e parë ndërkombëtar në Europë.

dinamo hamrun
dinamo hamrun

DINAMO, E PARA QË KALOI NJË TUR NË EUROPA LEAGUE

Kalimin e parë të një turi e realizoi Dinamo në edicionin 1985-1986. Kaloi në turin e parë, Hamrun Spartan të Maltës; 1-0, gol i Abazit dhe 0-0. Në turin e dytë u eliminua nga Sportingu i Lisbonës: 0-0 dhe 0-1.

FLAMURTARI, HISTORIA E PARË E MADHE NË EUROPË

Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë të para 32 viteve. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Djordjevic dhe Roland Iljadhi) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës).

Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (Taho, Ruci). Në turin e tretë, u eliminua nga Barcelona: humbi 4-1 në “Camp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Kushtës).

flamurtari partizani beograd
flamurtari partizani beograd

KUKËSI, SKUADRA E NËNTË NË CHAMPIONS LEAGUE

Kukësi, kampion për herë të parë në Shqipëri para dy vitesh dhe për herë të parë në Champions League, është skuadra e nëntë shqiptare që mori pjesë në këtë kompeticion.

Tetë të tjerat janë Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Flamurtari dhe Skënderbeu. Kukësi u eliminua në turin e dytë eliminator të Champions League (2017-2018) nga moldavët e Sheriff Tiraspol: humbi ndeshjen e parë 1-0 në Moldavi dhe fitoi 2-1 atë të kthimit.

MOMENTI HISTORIK I SKËNDERBEUT

Është një moment  historik në futbollin shqiptar. Skënderbeu hyri për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa League, në edicionin (2015-2016) dhe e përsëriti atë në sezonin 2017-208.

Ajo që e bëri më të bukur kalimin herën e parë në këtë fazë është eliminimi i katër skuadrave nga ana e klubit korçar: Sant Julia (Andorra), Kairat (Kazakistan), Mlada Boleslav (Çeki) dhe Dinamo Zagreb (Kroaci).

skenderbeu dinamo zagreb
skenderbeu dinamo zagreb

REKORDI, KATËR TURE TË KALUARA

Nëse para 30 vitesh kulmin e kishte arritur Flamurtari në edicionin 1987-1988, kur arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA pasi kaloi dy ture të kompeticionit, tashmë kemi Kukësin (2014-2015) me nga tre ekipe të kaluara dhe Skënderbeun (2017-2018) me katër skuadra të eliminuara.

8-1, HUMBJA MË E THELLË I TAKON FLAMURTARIT

Flamurtari mban rekordin negativ, si skuadra shqiptare që ka humbur më thellë një ndeshje në Europë. Vlonjatët humbën 8-1 me Motherwell të Skocisë në edicionin 2010-2011 të Europa League. Takimin e parë e fitoi 1-0 në Vlorë.

Në edicionin 2011-2012, Flamurtari humbi 5-1 me Jablonec në Çeki. Teuta ka humbur 7-1 me Astana në Kazakistan, apo Besa 6-1 me Rijeka në Kroaci. Fitorja më e thellë,madje jashtë fushe, 0-5, i takon Skënderbeut, pikërisht ndaj Sant Julias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti dekoron ekipin vlonjat

Mposhti Barcelonën, dekorohet Flamurtari