Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka treguar për një sherr që ai është përfshirë në Greqi.
Ai tha se e kishin akuzuar për një vjedhje, por kjo nuk ishte e vërtetë, duke bërë që ai të përfshihet në një sherr.
“Kam qenë në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë”, tregoi Devis Xherahu.
I Ftuar në Top Arena, artisti zbulon gjithashtu nëse do të përfaqësojë Greqinë në Eurovizon dhe se a paguhet 100 mijë euro në dasma.
A është e vërtetë që për çdo dasmë merr nga 100 mijë euro?
Devis: Edhe Don Xhoni nuk merr 100 mijë euro, janë shumë për nivelin në Shqipëri
A do ta përfaqësosh Greqinë vitin tjetër në Eurovizion?
Devis: Nuk më është bërë ndonjë ofertë e tillë, por e kam menduar kur shikonim suedezen që përfaqësonte Greqinë. Thjeshtë ngeli një ide.
A ke harxhuar 100 mijë euro për pushime në Santorini?
Devis: Jo nuk është e vërtetë
A është e vërtetë që të kanë përjashtuar nga performanca në një buzuk?
Devis: Jo por kam bërë një debat dhe fitova unë. Kam qenë në buzuk në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë.