MENU
klinika

Tërmetet në jug të Shqipërisë

Çako: Do të vlerësohen të gjitha dëmet

05.01.2019 - 19:34

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako, ka inspektuar sot banesat e dëmtuara nga tërmeti i një dite më parë në fshatin Kuç të Vlorës.

Gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti, ai tha se në bashkëpunim me pushtetin vendor do të bëjnë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar në banesa, por edhe shkollën e fshatit.

“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit.

Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara”, premtoi Haki Çako.

Tërmeti tronditi mbrëmjen e djeshme jugun e Shqipërisë duke lënë pasoja. Mësohet se ka pasur mbi 10 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër. Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brenda pak orësh disa tërmete

‘Shkundet’ juglindja e vendit