MENU
klinika

Humb penallti

Cesk Fabregas i jep lamtumirën Chelsea-s

05.01.2019 - 19:57

Një lamtumirë jo në mënyrën më të mirë të mundshme nga Chelsea për Cesk Fabregas, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit në duelin FA Cup, ku blutë londinezë u vunë përballë Nottingham Forest dhe fituan 2-0.

Mesfushori spanjoll pret transferimin te Monaco dhe sot ishte mundësia e fundit për t’u dhënë tifozëve lamtumirën në “Stamford Bridge”.

Edhe klubi kishte menduar se kjo ishte një ditë e veçantë për mesfushorin duke i dhënë atij shiritin e kapitenit. Por duket se përgjegjësia e shiritit me sa duket peshoi te mesfushori.

Në minutën e 30 të ndeshjes kishte mundësinë të shkruante emrin e tij mes golashënuesve falë një penalltie që u akordua në favor të skuadrës londineze, por tentativa e tij u prit nga portieri.

Gjithsesi, për të zgjidhur telashet e këtij takimi mendoi Alvaro Morata, i cili shënoi 2 gola në pjesën e dytë për t’i dhënë suksesin 2-0 Chelsea dhe kalimin në turin tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN