MENU
klinika

Këngëtarja me pushime

Europën e pushton i ftohti, Ritën e djeg dielli!

05.01.2019 - 20:50

Rita Ora, së bashku me motrën e saj Elenën dhe me disa miq të tyre, e festuan Vitin e Ri në Maldive. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës është pushtuar nga moti ekstrem, Rita ka zgjedhur një vend të ngroht për të pushuar.

Shumë prej momenteve të bukura që ka kaluar gjatë pushimeve, këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një imazh, duke treguar djegiet që ka marrë nga rrezet e diellit në plazh.

“E djegur”, shkruante këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa kthehej me aeroplanin e saj privat në Londër.