Motrat Kardashian janë kthyer në një frymëzim për mijëra vajza nga e gjithë bota. Ata kanë ndërtuar perandoritë e tyre miliona dollarëshe, falë një marketingu të aftë dhe rrjeteve sociale.
Gjithçka për bukurinë e përjetshme dhe kush më mirë se ato e dëshmojnë, të cilat janë gati të provojnë çdo metodë për të patur një lëkurë të shëndetshme me shkëlqim.
Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit “The Kardashians” foli për një trend të ri të fytyrës që provoi:
“Kam injektuar spermë salmoni në fytyrën time,”- i tha Kim mamasë së saj, Kris Jenner në episodin e kësaj jave të “The Kardashians”.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2022 me “Neë York Times”, Kim foli për gatishmërinë e saj për të provuar çdo gjë për të përmirësuar pamjen e saj:
“Do të provoja çdo gjë. Nëse do të më thoshit se duhet të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, do e bëja,”-thoshte ajo në atë kohë.