Aktorja Johnny Depp është në një lidhje dashurie me modelen 28-vjeçare ruse, Yulia Vlasova.
Ylli i Pirates of the Caribbean raportohet se ka nisur romancën me bjonden 33 vite më të re, dy vite pas gjyqit të divorcit me aktoren Amber Heard.
61-vjeçari është në lidhje me modelen ruse, e cila është parë duke u shoqëruar me aktorin pasi u njohën në vitin 2021.
Së fundmi ata janë fotografuar së bashku të enjten, teksa po udhëtonin në Londër.
Yulia është vetëm tre vite më e madhe se vajza e Depp, modelja Lily-Rose Depp.
Nëna e Yulia-s, Galina, refuzoi të komentojë mbi romancën e Depp, duke thënë për një media lokale ruse: “Është më mirë të flasim me vajzën tonë për këtë. Unë nuk di asgjë”.