Modelja e njohur Hailey Bieber pranoi publikisht se nuk është më “shumë e afërt” me familjen e saj të famshme. Modelja, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber, shpjegoi në një intervistë se po ecën përpara me familjen e saj të re në vend që të fokusohet në të kaluarën e cila përfshin babain Stephen Baldwin, motrën, Alaia Baldwin dhe xhaxhain Alec Baldwin.
“Unë nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë pikë të jetës sime, sepse ndihem sikur jam shumë e pavarur. Unë tani kam ndërtuar familjen time”, tha Hailey për revistën W në një kopertinë të botuar të martën.
“Por kur shikoj prapa në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të bukura” shtoi ajo.
Pavarësisht rrënjëve të saj të famshme, Hailey tha se ajo gëzonte një fëmijëri mjaft normale.