MENU
klinika

Sërish dhëndër

Kaka: Jam njeriu më i lumtur në botë!

06.01.2019 - 18:16

Braziliani Ricardo Kaka është një nga ish-lojtarët e Milanit më të dashur për tifozët kuqezinj. Në 2015-n jeta e tij pësoi një goditje pas ndarjes nga bashkëshortja.

Por duket se viti 2019 është viti i kthesës sa i përket jetës personale të brazilianit, i cili do të martohet me të dashurën e tij Carolina Dias.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, Kaka ka bërë të ditur se i ka propozuar të dashurës së tij për martesë dhe sigurisht… që mori një “Po”.

“Më ke bërë njeriun më të lumtur në botë!!! Unë premtoj se do të bëjë gruan më të lumtur në botë. Të dua!”, ka shkruar Kaka bashkëngjitur një fotoje me Carolina Dias.