MENU
klinika

E keni ditur?

Ja si të rigjeneroni flokët e dëmtuar pas plazhit

21.08.2024 - 09:10

Gjatë verës të gjithë mendojmë se si të shfrytëzojmë sa më shumë detin dhe pishinat. Klori i pranishëm në ujin e pishinës është një substancë shumë disinfektante dhe është jashtëzakonisht shumë agresive si për lëkurën ashtu edhe për flokët.

Klori ndryshon pehashin e lëkurës dhe e bën atë të thatë dhe të pahidratuar. E njëjta gjë ndodh edhe me flokët, të cilat bëhen më të dobët, të thatë dhe të brishtë. Po ashtu, edhe uji i kripur i detiti i bënë flokët tuaj më të thatë. Por, çfarë duhet të bëni për të rigjeneruar flokët tuaj?

Vajra ushqyes për flokë të shëndetshëm

Në fund të ditës është shumë i nevojshëm dushi me ujë të bollshëm dhe përdorimi i produkteve me pak shkumë dhe jo agresivë. Këshillohet aplikimi i vajrave ushqyes, të cilat duhet përdorur edhe përpara se të hyni në pishinë dhe që minimizojnë efektet e klorit. Gjithashtu aplikoni serume me bazë proteine pasi riparojnë dhe forcojnë flokët e dëmtuar nga klori.

Maska në kushtet e shtëpisë

Në shtëpi mund të përdorni një shampo shumë delikate dhe mbi të gjitha maska ushqyese një herë në javë. Edhe maskat në kushtet e shtëpisë janë shumë të vlefshme, shpesh dhe më ekonomike. Një maskë shumë e mirë është të lyeni flokët me të verdhën e një veze dhe ta mbani për 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën me ujë të bollshëm.