MENU
klinika

Njeriu i parë që zbarkoi në hënë

12 vjet nga vdekja e Neil Armstrong

25.08.2024 - 14:02

Sot, janë shënuar 12 vite nga vdekja e astronautit amerikan Neil Amstrong, shkruan KultPlus. Ai ishte njeriu i parë i cili zbarkoi në planetin e hënës.

Neil Alden Armstrong ka lindur më 5 gusht në Wapakoneta të Ohios. Më 16 korrik 1969 zbarkoi në Hënë me anë të anijes kozmike Apollo 11. Me të shkelur në sipërfaqen e Hënës, fjalët e para të Neil’it ishin: “ky është një hap i vogel për mua, por një hap i madh për njerëzimin” (That’s one small step for a man, one giant leap for mankind).

Ka bërë fluturim 78 orë mbi Korenë, si pilot i Forcave Detare. Në vitin 1971 u largua nga NASA dhe filloi të punojë në Universitetin e Cincinnati’t. Deri në vitin 1979 vazhdoi në këtë Universitet si Profesor i Inxhinierisë së Hapësirës Ajrore.

Prej vitit 1985 deri në 1986 ka qenë në shërbim të Komisionit Ndërkombëtar të hapësirës Ajrore. Në vitin 1986 ishte nënkryetar i komisionit të krijuar për hulumtimet e aksidentit Challenger. Ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Vdiq me 25 gusht 2012 kur ishte 82 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Njerëzit do lindin e jetojnë në hapësirë”

Miliarderi Bezos: Do kthehen në Tokë për pushime, ja kur do ndodhë


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!