07.01.2019 - 18:53
Nëse ka një person që vodhi të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, ajo është Kelleth Cuthbert.
Emrin jemi të sigurt që nuk e keni dëgjuar asnjëherë, ashtu siç jemi të sigurt që fytyrën e saj e keni parë në 99% të fotove të “Golden Globes” që keni hasur në internet.
Kjo modele që i bënte promocion ujit Fiji në “Golden Globes”, ka prishur thuajse të gjitha fotot e të famshmëve në tapetin e kuq, duke qëndruar në sfond.
E veshur me një fustan blu dhe një tabaka me shishe e gota uji në dorë, modelja shihet teksa pozon në pjesën më të madhe të fotove në tapetin e kuq, mbrapa kurrizit të VIP-ave.