MENU
klinika

Dita e mërkure

Ditë vendimtare për Marrëveshjen e Prespës

08.01.2019 - 10:24

Më 9 janar, do të nis faza përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por në sfond vazhdojnë kalkulimet për sigurimin e 2/3 e votave “për” miratimin e të njëjtave, mes kryeministri të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe dy partive shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, pasi që të njëjtat kanë kushtëzuar votën “për” me kërkesa që lidhen me “çështje shqiptare”.

Faza përfundimtare do të nis të mërkurën, në seancën plenare të 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në rend dite të së cilës janë katër pika: verifikim të propozim amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë, miratimi i amendamenteve, shpalosja e amendamenteve dhe propozim ligji për zbatim të të njëjtave.

Konica.al

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se deri tash nuk i ka siguruar 80 votat sa janë të nevojshme për miratim të ndryshimeve kushtetuese. Katër vota i kanë partitë shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Sela dhe Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami. Që të dy partitë kanë kushtëzuar votën “për” ndryshimet kushtetuese me kërkesa që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare”.

Në lidhje me këtë, javën që lamë pas është realizuar takim Zaev-Kasami, nga i cili nuk pati vendim. Nuk dihet se a do të ketë takim Zaev – Sela, pasi që për të njëjtën nuk është diskutuar deri më sot. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar