MENU
klinika

Të dhënat e fundit shkencore

Dhëmbët dhe zemra, lidhja mes të dyjave

21.09.2024 - 09:10

Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston një lidhje mes shëndetit të gojës dhe atij të zemrës.

Por studiuesit janë të mendimit se ka akoma vend për kërkime mbi faktin se mirëmbajtja e dhëmbëve ndikon drejt për drejtë ndaj parandalimit të sëmundjeve kardio-vaskulare dhe problemeve të zemrës në tërësi.

Debati për përkujdesjen e keqe ndaj shëndetit të gojës si një shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës, vazhdon të jetë i hapur ndaj AgroWeb.org ju sjell një vlerësim të plotë të situatës.

Studimet e mëparshme
Në 2012, ekspertët dhe studiuesit dolën në përfundimin përmes të dhënat shkencore se një higjienë jo e mirë e gojës nuk rezultonte në një përkeqësim të dukshëm të shëndetit të zemrës.

Dhe kurimi i sëmundjeve të ndryshme të mishrave të dhëmbëve, nuk parandalonte sëmundjet serioze të zemrës.

Të dhënat e fundit shkencore
Gjithsesi, shumë studime të mëvonshme tregojnë një lidhje konkrete mes periodontozës (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) dhe sëmundjeve të tjera, përfshirë këtu dhe problemet serioze të zemrës.

Kërkimet sugjerojnë se periodontoza shoqërohet me një rritje të rrezikut ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare.

Njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve, raporton AgroWeb.org, vuajnë gjithashtu nga një ngushtim i venave të gjakut që ndodhen në qafë, të cilat ndikojnë direkt në zemër.

Ka dhe një tjetër lidhje shumë të fortë mes diabetit e sëmundjeve të zemrës dhe provave se ata që vuajnë nga diabeti kanë një përmirësim kur kanë kryer një pastrim profesional tek dentisti.