MENU
klinika

Vizita në Bruksel

Çfarë i kërkoi Mogherini delegacionit të Kosovës?

08.01.2019 - 13:43

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini u takua në Bruksel me delegacionin e Prishtinës që u formua nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor për të vazhduar dialogun me Beogradin.

Me këtë rast ata shkëmbyen mendime mbi gjendjen e dialogut dhe kryediplomatja evropiane përsëriti nevojën e heqjes së taksave të vendosura nga autoritetet e Kosovës për mallrat nga Serbia, njofton Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme (EEAS).

Duke përshëndetur formimin e delegacionit, Mogherini vlerësoi praninë e tyre në Bruksel si sinjal të prioriteteve që autoritetet e Kosovës i japin procesit të normalizimit, i cili është një kusht i domosdoshëm për rrugën e mëtejshme të Kosovës drejt BE-së, por gjithashtu si nevojë për punë të përbashkët në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e EEAS.

Në deklaratë thuhet se takimi i sotëm me anëtarët e ekipit të sapokrijuar të Prishtinës ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi dialogun.

Mogherini vlerësoi se me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, është e domosdoshme një klimë që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ku zbatohen dhe respektohen marrëveshjet e arritura më parë dhe duke shmangur lëvizjet dhe deklaratat që nuk janë në përputhje me qëllimet dhe interesat përfundimtare strategjike. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë