MENU
klinika

Përsëritja e finales

United-Bayern si më 1999, Ferguson në stol

08.01.2019 - 17:06

Para 20 vitesh, në “Camp Nou” ka ndodhur një nga përmbysjet më spektakolare në historinë e futbollit, duke u kthyer në një mbrëmje e paharrueshme, ku Manchester United fitoi 2-1 ndaj Bayern Munchen në finale e Champions League.

Një sukses që e futi në histori United dhe trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson, kur Ole Gunnar Solskjaer, tani në postin që ka mbajtur Ferguson për 26 vite, shënoi një gol në sekondat e fundit të takimit.

Dhe kjo sfidë do të përsëritet, Sir Alex Ferguson pritet të rikthehet në stolin e Manchester United për këtë ndeshje jubile. Sipas The Sun, United është duke organizuar një përsëritje të asaj sfide, të cilën United e fitoi 2-1, më 26 maj të këtij viti.

ferguson hitzfield
ferguson hitzfield

Të dyja skuadrat shpresojnë të rikthejnë në skuadër sa më shumë lojtarë të jetë e mundur për të luajtur këtë ndeshje spektakli. Gjithashtu, besohet se Ottmar Hitzfeld do të pranojë stolin e ekipit gjerman.

Ferguson është rikthyer në rolin e ambasadorit të klubit pas hemorragjisë që pësoi majin e kaluar.  Solskjaer, heroi i asaj nate në Barcelonë, ka bërë një start fantastik në stolin e “Djajve të Kuq”, duke fituar pesë ndeshje radhazi që kur iku Mourinho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN