MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?

15.10.2024 - 19:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem, a mund të pyesni një mjek për problemin tim. I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?

Mjeku: Enjtja e këmbëve është një nga ankesat që haset shpesh në praktikën tonë të përditshme, qoftë e njëanshme apo e dyanshme. Ënjtja shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati nazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, cellulitis (formë infeksioni e indit nënlëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Nga shkaqet më të zakonshme mund të përmendim stinën e nxehtë, qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake etj. Ankesat që bashkëshoqërojnë ënjtjen e këmbëve variojnë nga ndjenja e rëndesës në këmbë, skuqja apo nxirja e tyre, kruajtja, dhimbja, deri në shfaqjen e plagëve të ndryshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësoni si të mbroni veten dhe fëmijën!

A rrezikojnë gratë shtatzënë nga mpiksja e gjakut?

Sa të sakta janë rezultatet?

A e diagnostikon skaneri kancerin e veshkave?