MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nxënësit, më të rrezikuar nga skoliozat, çfarë duhet të dimë?

18.10.2024 - 16:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nxënësit, më të rrezikuar nga skoliozat, çfarë duhet të dimë?

Mjeku: Çantat e shkollës apo qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe jo me shpinën drejt, ndikon në deformimin e shtyllës kurrizore te fëmijët, siç njihet, skolioza. Për ta diagnositifikuar në kohë e për të frenuar pasojat e rënda, Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur një program kombëtar me fokus tek depistimi i skoliozës tek fëmijët e moshës 6-10 vjeç:

“Programi i depistimit të skoliozës në shkolla është një element kyç për shëndetin e fëmijëve tanë. Ky program është një vlerë e shtuar për fëmijët tanë, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një jetë të shëndetshme”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Koçiu.

Por pse është e rëndësishme të zbatohet me seriozitet dhe rigoriozitet kjo problematikë?!

Skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor të boshtit të kurrizit. Kjo sëmundje, edhe pse shumë e konsiderojnë si e moshave të mëdha, në të vërtetë shfaqet që në moshat 3-10-vjeçare. Ndaj është e rëndësishme që fëmijët të kontrollohen që në moshën shkollore.

Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindërit. Pra, është një sëmundje e ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatrit të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës.

Klasifikimi sipas moshës:

Skolioza adoleshente idiopatike, ndodh pas moshës 10 vjeç. Ajo është lloji më i zakonshëm.

Skolioza juvenile, ndodh në fëmijët midis moshës 3 dhe 10 vjeç. Kjo nuk është e zakonshme

Skolioza infantile (fëminore) ndodh në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç . Kjo mund të rezultojë nga anomali të lindura të vertebrave, sindrome të ndryshme, çrregullime neurologjike ose për arsye të panjohura (idiopatike).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'duhet të bëni në kështu rastesh

A ndikon skolioza tek frymëmarrja?

Shkaqet e deformimit të rrezikshëm

Ç’ është skolioza dhe si trajtohet?