MENU
klinika

Kush mund ta përdorë?

ChatGPT tani ka një aplikacion për Windows

19.10.2024 - 15:20

Kompania OpenAI aktualisht është duke testuar një aplikacion për ChatGPT të destinuar për sistemin operativ Windows, por aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit që paguajnë për këtë shërbim.

Ashtu si versioni Mac i ChatGPT, aplikacioni Windows i lejon përdoruesit t’i bëjnë pyetje chatbot-it të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI) përmes një dritareje që mund të mbahet e hapur krahas aplikacioneve të tjera. Qasja e shpejtë në aplikacion mundësohet nga shkurtoret Alt+Space.

Aplikacioni lejon ngarkimin e skedarëve dhe fotove në ChatGPT dhe vjen me qasje në një përmbledhje të modelit o1 të OpenAI, i cili është i aftë të “arsyetojë”. Sidoqoftë, aplikacionit ende i mungojnë disa veçori si një modalitet i avancuar zanor.

Jo shumë kohë pasi OpenAI lançoi aplikacionin ChatGPT për Mac në muajin qershor, një zhvillues vuri re një dobësi sigurie që ruante bisedat në formë teksti. Më pas kompania e zgjidhi atë problem dhe tani kodon të dhënat e ruajtura në vend.

Edhe pse vetëm abonentët e ChatGPT Plus, Enterprise, Team dhe Edu mund ta përdorin aplikacionin në Windows, OpenAI thotë se planifikon t’ua ofrojë të gjithëve më vonë këtë vit.

Aplikacioni mund të shkarkohet përmes Microsoft Store.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Cilat punë rrezikohen?

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?