Diabeti përshpejton procesin e plakjes qelizore dhe ka një efekt shumë të dëmshëm mbi shumë organe e inde. Kjo pasi humbet funksioni i kompartimentit staminal, një nga mekanizmat bazë të plakjes, duke e përshpejtuar ndjeshëm procesin.
Demët janë edhe mbi arterie e në gjithë sistemin kardiovaskular, theksojnë mjekët gjatë kongresit të 30 mbi Diabetin që është mbajtur në Itali. Jo vetëm, por ka impakt edhe tek sisitemi riprodhues dhe tek fertiliteti i të dy gjinive, duke shkaktuar disfunksione serioze edhe në moshë të hershme.
Përveç plakjes së parakohshme, diabeti ndikon në reduktimin e cilësisë dhe potencialisht pritshmërisë së jetës. Sipas specialisteve, është thelbësore diagnoza e parakohshme, trajtimi intensive dhe progreset e shkencës për të përballuar sfidat e kësaj sëmundjeje kaq komplekse.
Sipas të dhënave të përditësuara, në botë mbi 537 mln njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.