MENU
klinika

“Të ndjesh urrejtje do të thotë...“

Johnny Depp nuk i mban më inat Amber Heard për gjyqin

30.10.2024 - 19:00

Aktori i famshëm Johnny Depp, thotë se ai ka mësuar shumë dhe se nuk ka urrejtje për askënd, kur i përmendet gjyqi publik me ish gruan e tij Amber Heard.

Pas akuzave për dhunë në familje dhe një gjyqi shumë të diskutuar për shpifje, Depp është rikthyer në ekranin e madh, si aktor dhe producent i filmit të ri “Modi: Three Days on the Wing of Madness”, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në San Sebastian muajin e kaluar.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, Depp ka komentuar fazën e re të jetës së tij. Kur u pyet se çfarë mësoi nga drama me Amber Heard, ai tha: “Sinqerisht, unë mund të ulem këtu tani dhe të kujtoj të gjitha artikujt e sulmit, se si të gjithë ishin kundër meje dhe të gjitha këto… gjëra të pafundme.”

“Mbaj mend gjithçka. Kam kaluar çdo gjë. Disa prej tyre nuk ishin momentet më të bukura, disa ishin gazmore . Disa ishin të çmendura. Puna është se kështu ka qenë dhe kështu është. Për mua, thjesht ndodhi. Mësova, shoku im. Çdo gjë që ne jetojmë, qoftë blerja e një akulloreje apo shëtitja e qenit, të mëson diçka gjatë rrugës. Pra, nuk mbaj inat ndaj askujt. Unë nuk e kam këtë rezervë të madhe urrejtjeje, sepse urrejtja kërkon që të ta ndiejë. Pse duhet ta mbaj këtë barrë?”

Depp, gjithashtu, ka deklaruar në të kaluarën se ndjen se nuk ka më nevojë për Hollywood. Në veçanti, ai komentoi: “Kam pasur disa konflikte me Hollywood-in për lehtësinë me të cilën ai ndjek një strukturë standarde me tre akte dhe të gjithë këta elementë të parashikueshëm. Më vjen keq, por m’u desh të hyja atje dhe ta trazoja pak.”

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain