MENU
klinika

NASA

Një asteroid i rrezikshëm ka përshëndetur Tokën, i pari për 2019

10.01.2019 - 17:51

Një asteroid potencialisht i rrezikshëm ka përshëndetur Tokën, shoqëruar nga hëna e tij e vogël. Ky është asteroidi i parë i këtij tipi në 2019, dhe i përket kategorisë së asteroidëve me diametër 150 metra dhe që kalon në një distancë 7.5 milion kilometra nga Toka. Ky asteroid quhet 2016 AZ8 dhe kalimi i tij është observuar nga radioteleskopi i Arecibo, në Porto Rico, duke zbuluar hënën e tij.

“Ky ka qenë asteroidi i parë potencialisht i rrezikshëm që kalon në fillim të 2019, shkruan astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope. Nga fillimi i vitit pranë Tokës, shton Masi, kanë kaluar edhe të tjerë asteroid më të vegjël’.

Rreth 15% e asteroidëve që njihen deri tani kanë një hënë (dhe quhen asteroid binarë) dhe observimet shumë pranë, si në rastin e 2016 AZ8, janë të nevojshme për të njohur vendin e tyre dhe për të gjetur mjete për të ndaluar rrezikun gjatë kalimeve të rrezikshme.

‘Janë ideuar, por akoma nuk janë realizuar, misione hapësinore, si Dart të Nasa, për të provuar të devijohen asteroidet binarë’, thotë Masi.

Kjo sepse është më e thjeshtë të verifikosh edhe modifikimin më të vogël orbital në një çift asteroidësh sesa në një të vetëm. Si pasojë nëse kemi për qëllim të provojmë një teknikë devijimi duhet të fokusohemi ta bëjmë mbi një objekt që është në gjendje të tregojë me sensibilitet të madh efektet e këtij rezultati’.