Dje pati një tjetër akuzë të forta ndaj Cristiano Ronaldos. Kësaj here nga ish-e dashura britanike Jasmine Lennard, e lidhur në kohën kur portugezi luante te Manchester United.
Por duket se Lennard nuk do të ndalet me akuzat ndaj Ronaldos. Ish-e dashura e sulmuesit të Juventus, e bërë e famshme në “Big Brother” në Angli, ka vazhduar të rrëfehet për portugezin.
“Shkova ta marr në hotelin e tij, isha në timonin e makinës sime, totalisht nudo. Më saktë kisha veshur vetëm një palë këpucë me taka me majë dhe asgjë tjetër.
Nuk kisha ndërmend të ngjitesha në dhomën e tij, por e mora në dhomën time. E përdora si lodrën time seksuale.
Më dha përshtypjen që është një çun mami, multimilioner dhe metroseksual me një personalitet bipolar. Mbeta shumë e konfuze, pa kuptuar se kush ishte në të vërtetë” – ka shkruar kësaj here Leenard.